Sport

Tifozët zgjedhin Mullaomeroviqin trajner të vitit në FIBA Europe Cup

 

Trajneri i Z Mobile Prishtinës, Damir Mullaomeroviq, është zgjedhur trajner i vitit në FIBA Europe Cup, bazuar në votat e tifozëve në sajtin zyrtar të FIBA-s.

Të mërkurën, FIBA ka njoftuar se Mullaomeroviq ka tubuar më së shumti vota prej nëntë trajnerëve që ishin në garë për këtë çmim. Mullaomeroviq ka tubuar 20 për qind të votave, duke lënë pas vetes Nebojsha Vidiqin (19%) e Balkan Botevgradit dhe Gianmarco Pozzeccon (17%) të Dinamo Sassarit, ekip që triumfi këtë edicion në këtë garë.