Sport

Alpinisti nepalez pushton Everestin për herë të 23-të

 

Sherpa nepaleze Kami Rita ka pushtuar majën më të lartë në botë Mount Everest (8.848 metra) për herë të 23-të, duke e thyer rekordin e vet.

Rita, që është nga fshati Thame, që gjendet në hije të Everestit, ka pushtuar majën me alpinistët e tjerë nëpërmjet kreshtës juglindore të mërkurën në mëngjes, ka njoftuar zyrtarja e Departamentit të turizmit të Nepalit, Mira Acharya, nga kampi bazë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Al Jazeera.