Sport

FFK-ja jep detajet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës

FFK-ja jep detajet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.