Sport

Mustafi: Ligën e Evropës duam ta fitojmë për Mkhitaryanin

 

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thënë se është turp që Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finale të Ligës së Evropës, megjithatë bashkëlojtarët e tij duan ta fitojnë këtë trofe për të.

Mkhitaryan nuk do të udhëtojë të mërkurën për në Azerbajxhan për të luajtur ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës, transmeton Koha.net.