Sport

FFK-ja nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë

Tifozët që dëshirojnë të përkrahin Kosovën në Bullgari, sot mund të pajisen me bileta për ndeshjen.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të interesuarit për të blerë bileta për takimin Bullgari – Kosovë, që zhvillohet më 10 qershor në Sofje, se biletat mund t’i blejnë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.