Sport

Rahoveci synon t'i bashkohet Prishtinës në “Champions”, katër skuadra të tjera duan BIBL-in

Rahoveci synon t'i bashkohet Prishtinës në “Champions”, katër skuadra të tjera duan BIBL-in

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Z Mobile Prishtina, e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por dilema mbetet nëse do përfshihet si në dy vjetët e shkuar në fazën kualifikuese apo nëse do të bëjë vend direkt në fazën e grupeve, siç pretendon ajo.

E këtë garë po e synon edhe nënkampioni Rahoveci, natyrisht duke u përfshirë në fazën kualifikuese. Pos këtyre dy skuadrave, që stinorin e shkuar luajtën në të dyja finalet - plejofit dhe Kupës - garat ndërkombëtare i synojnë edhe katër të tjera, shkruan sot Koha Ditore.