Kosova U21 me fitore spektakolare ndaj Turqisë U21, merr kreun
- 21:57Kosova U21 me fitore spektakolare ndaj Turqisë U21, merr kreun
- 21:36Kosova rikthen epërsinë ndaj Turqisë
- 21:11Turqia barazon shifrat ndaj Kosovës
- 21:08Edhe Kosova U21 ia dedikon golin Arbër Zenelit
- 20:51Kosova në epërsi ndaj Turqisë
- 20:00Nis ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21
- 19:42“Dardanët” fillojnë të mbushin “Fadil Vokrrin”
- 19:13Formacionet zyrtare: Kosova U21 – Turqia U21
Kosova U21 me fitore spektakolare ndaj Turqisë U21, merr kreun
Kosova U21 ka shënuar fitore bindëse në Fadil Vokrri ndaj Turqisë U21, për t’u bërë edhe lider i grupit.
Kosova shënoi fitore prej 3 me 1 në përballjen e sotme në një ndeshje shumë të bukur para tifozëve “Dardanë”, transmeton Koha.net.
Ishte Arbenit Xhemajli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 46 oërmes Dervisoglut.
Por, në vazhdim Kosova shënoi edhe dy herë. Ishte Mirlind Daku ai që shënoi riktheu epërsinë në minutën e 72.
Derisa golin e fundit e shënoi Lirim Kastrati me një goditje shumë të bukur nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 89.
Të gjithë golat e Kosovës ishin dedikim për Arbër Zenelin, që u lëndua në sfidën ndaj Malit të Zi me kombëtaren A të Kosovës.
Me këtë fitore Kosova është lider në Grupin 3 me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Derisa e dyta është Turqia me katër pikë. Në vendin e tretë është Shqipëria me 2 pikë.

Kosova rikthen epërsinë ndaj Turqisë
Kosova U21 ka rikthyer epërsinë ndaj Turqisë U21.
Ishte Mirlind Daku ai që shënoi në minutën e 72, transmeton Koha.net.
Rezultati momental është 2 me 1.
Turqia barazon shifrat ndaj Kosovës
Turqia U21 e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë ndaj Kosovës U21.
Me të nisur pjesa e dytë shifrat i barazoi Halil Dervisoglu.
Edhe Kosova U21 ia dedikon golin Arbër Zenelit
Arbër Zeneli ka marrë edhe mbështetjen e Kosovës U21.
Mbrëmë kombëtarja e Kosovës ndaj Bullgarisë golin e epërsisë dhe fitoren ia dedikoi Arbër Zenelit, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Kurse Kosova U21 kaloi në epërsi fund të pjesës së parë përmes Arbenit Xhemajlit.
Kosova në epërsi ndaj Turqisë
Kosova U21 ka kaluar në epërsi ndaj Turqisë U21 në fund të pjesës së parë.
Ishte Arbenit Xhemajli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Derisa në këtë minutë Turqia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Sinik.
Nis ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21
Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Turqisë U21 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kërkojnë fitore në këtë përballje të vështirë për të vazhduar formën e mirë në eliminatoret për Evropian.
“Dardanët” fillojnë të mbushin “Fadil Vokrrin”
Tifozët kosovarë “Dardanët” kanë filluar të hyjnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton KTV.
Nga ora 20:00 Kosova U21 do të luajë kundër Turqisë U21, e vlefshme për kualifikim në Evropianin për të rinj.
Formacionet zyrtare: Kosova U21 – Turqia U21
Pas fitores së thellë ndaj Andorrës përfaqësuesja e Kosovës U21 sot do të ketë një test të vërtetë ndaj Turqisë U21.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimin në Evropianin U21, transmeton Koha.net.
Takimi nis në ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, derisa formacionet zyrtare janë këto:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Te Ballkani besojnë se mund ta arrijnë plejofin

Benzema kalon Raulin

Gomezi te City

Reali fiton Superkupën e Evropës për herë të pestë

Morata mund ta ndihmojë Atleticon ta kompletojë sulmin për sezonin e ri

Damsgaard i bashkohet Brentfordit

Sahiti titullar në kualifikimin e Hajdukut

Prishtina fiton miqësoren e fundit para nisjes së kampionatit

Kosova në mesin e katër shteteve më të forta në xhudo

Volejboll, Kosova U19 nis me humbje në Kampionatin Ballkanik

89-shi prezanton mbrojtësin Hana
