Sport

Nesër ndeshja e yjve, Xhaka vs Rashica

Nesër ndeshja e yjve, Xhaka vs Rashica

Yj të futbollit shqiptarë, por edhe figura të ndryshme publike, do të luajnë të shtunën (nesër, 20:00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në njërën anë do të jetë ekipi i Granit Xhakës me shokë dhe në anën tjetër ekipi i Milot Rashicës me shokë, shkruan “Koha Ditore”. Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe lojtar i Arsenalit, ndërsa Rashica është yll i Kosovës dhe i Werder Bremenit.