Sport

Falë xhudisteve, Kosova përmbyll edhe një ngjarje me sukses

 

Xhudistet kanë bërë të mundur që Kosova të mbyllë me sukses edhe një ngjarje shumësportëshe. Tri medalje i kanë fituar xhudistet në Lojërat Evropiane, që përfunduan të dielën në kryeqendrën e Bjellorusisë, Minsk. Sportistët e tjerë nuk fituan medalje, por kjo nuk është diçka e re.

Në të gjitha ngjarjet shumësportëshe të deritashme ku ka marrë pjesë, përjashto festivalet evropiane për të rinj, Kosova ka fituar medalje. Te medaljet kanë arritur vetëm xhudistet. "Seria" nisi në Lojërat e para Evropiane të mbajtura në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2015. Vazhdoi në Lojërat Olimpike "Rio 2016", Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018", Lojërat Olimpike për të Rinj "Buenos Aires 2018" dhe njëjtë ishte edhe në Minsk, në ngjarjen shumësportëshe të mbyllur të dielën, shkruan sot Koha Ditore.