Sport

Magjia e Madagaskarit, shkëlqimi i Manes dhe debutimi i VAR-it

Magjia e Madagaskarit, shkëlqimi i Manes dhe debutimi i VAR-it

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shteteve të Afrikës luhen të mërkurën dhe të enjten dhe dy befasitë më të mëdha janë se Madagaskari ende është në turne, ndërsa superylli Mohamed Salah me nikoqirin Egjiptin janë eliminuar.

Madagaskari zë vendin e 108-të në renditjen e FIFA-s, prapa përfaqësueseve si Haiti, Libia apo edhe Curaçao, por prapë ka mposhtur dy ish-kampionë të Afrikës dhe është në çerekfinale në paraqitjen e parë në një turne të madh, shkruan sot Koha Ditore.