Sport

Man. Unitedi mposhti Perth Gloryn 2:0 në miqësoren parasezonale

Man. Unitedi mposhti Perth Gloryn 2:0 në miqësoren parasezonale

Manchester United e ka nisur kampanjën parasezonale me fitore 2:0 kundër Perth Glory, para 50 mijë të pranishmëve në Optus Stadium.

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, që luajti për herë të parë qëkur nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare, e gjeti rrugën e golit pas topit që e pranoi nga Paul Pogba, transmeton “Sporti në KTV”.