Sport

Bunjaku vazhdon me gola në kategorinë e tretë gjermane

Bunjaku vazhdon me gola në kategorinë e tretë gjermane
 

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka vazhduar me formën e mirë në kategorinë e tretë të Gjermanisë, pasi të dielën shënoi edhe dy gola të tjerë në triumfin e ekipit të tij, Viktoria Koeln, 3:2, ndaj Chemnitzerit.

Bunjaku luajti tërë ndeshjen dhe pos golave (22', 47'), u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pjesëlojën e dytë, transmeton “Koha Ditore”.