Sport

Frappart, femra e parë që do të referojë një ndeshje të Superkupës së Evropës

Frappart, femra e parë që do të referojë një ndeshje të Superkupës së Evropës

Stephanie Frappart do të bëhet referja e parë që drejton një ndeshje të një gare të madhe të UEFA-s në konkurrencë të meshkujve.

Frappart do të drejtojë ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Liverpoolit dhe Chelseat, që do të zhvillohet më 14 gusht në Stamboll, ka njoftuar UEFA të premten, transmeton Koha Ditore.