Bale refuzon të jetë pjesë e operacionit “Neymar”, konsideron padi ndaj Realit Foto: Reuters

Bale refuzon të jetë pjesë e operacionit “Neymar”, konsideron padi ndaj Realit

13 August 2019 17:55

Greth Bale ka refuzuar të jetë pjesë e ndonjë oferte të Real Madridit për të transferuar yllin e PSG-së, Neymar.

Madje, sipas “Sport”, ai ka paralajmëruar me ndërmarrjen e hapave ligjorë ndaj klubit madrilen.

Uellsiani s’është pjesë e planeve të Zinedine Zidanet për sezonin e ri, por largimi i tij s’ka ndodhur për shkak se klubet tjera s’po i ofrojnë pagën aq sa ka te Reali.

Tani pas spekulimeve se ai mund të dërgohet në PSG për të sjellë brazilianin në Madrid, Bale po përgatit të padisë Realin për keqtrajtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme