KFF Mitrovica hyn në mesin e 32 më të mirave në Evropë

KFF Mitrovica hyn në mesin e 32 më të mirave në Evropë

13 August 2019 20:17

Klubi i futbollit Mitrovica, në kategorinë e femrave, ka arritur suksesin historik për futbollin e Kosovës duke fituar grupin kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe tash duke zënë vend në mesin e 32 ekipeve më të mira në Evropë.

Kjo u arrit pas tri fitoreve në po aq ndeshje në Grupin 2 kualifikues.

Fitorja e fundit e ekipit të Seid Onbashit erdhi ndaj Breznicës së Malit të Zi, të cilin ekip mitrovicasit e mposhtën 1 me 0 në Nikshiq me golin e Kaltrina Biqkajt në minutën e 90-të.

Kosovareve u mjaftonte në këtë ndeshje vetëm një barazim.

Me këtë fitore, Mitrovica shkruan historinë e futbollit të Kosovës duke u bërë ekipi i parë që merr pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Shorti për rrethin e dytë do të tërhiqet më 16 gusht në Nion, derisa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem eliminimi më 11 ose 12 shtator dhe më 25 ose 26 shtator.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme