Kosova në kërkim të fitores që vështirë se do t’i kryejë punë

Kosova në kërkim të fitores që vështirë se do t’i kryejë punë

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 14 August 2019 08:51

Vetëm me fitore ndaj Luksemburgut, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll mban gjallë shpresat për të kaluar me sukses raundin e tretë të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021".

Ndeshja Kosova - Luksemburgu luhet të mërkurën (sot) nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Synimi i Kosovës është fitorja, por ajo vështirë se do të mjaftojë për të zënë vendin e parë në grup, që është i vetmi që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta për kampionatin evropian të vitit 2021, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt Kosova më nuk e ka në dorë fatin për kalimin me sukses të grupit. Për të përfunduar në vend të parë në grup, Kosova duhet të fitojë me Luksemburgun e më pas të shtunën në udhëtim me Britaninë e Madhe.

Kjo gjithsesi nuk mjafton. Duhet të shpresohet për fitore të Luksemburgut ndaj Britanisë së Madhe në ndeshjen e fundit dhe po ashtu që koshdallimi i Kosovës të jetë më i mirë se i Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Në këtë situatë të vështirë dhe me fare pak shpresa, përfaqësuesen e basketbollit e kanë sjellë humbjet në dy ndeshjet e deritashme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme