Frapparti nuk i frikësohet vëmendjes së madhe

Frapparti nuk i frikësohet vëmendjes së madhe

14 August 2019 11:35

Stepanie Frappart ka thënë se do të dëshmojë se referet janë po aq kompetente sa referët, ndërsa do të bëhet femra e parë që do të referojë një finale të madhe në gara të UEFA-s të meshkujve.

Frappart do të drejtojë ndeshjen e Superkupës së Evropës të mërkurën ndërmjet Liverpoolit e Chelseat, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Frappart 35-vjeçare do të asistohet nga bashkëkombësja e saj franceze Manuela Nicolosi dhe nga irlandezja Michele O'Neill.

Treshja ka punuar së bashku në ndeshje të mëdha - drejtuan finalen e Botërorit të femrave këtë vit në Francë - por nuk ka dyshim se do të jenë në qendër të vëmendjes të mërkurën në stadiumin "Vodafone" në Stamboll.

E pyetur nëse është e frikësuar se do të kritikohet dyfish për çdo gabim që mund ta bëjë, Frappart ka thënë se është koha që referet të dëshmojnë se janë po aq të mira sa referët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme