Messi, Ronaldo e Van Dijk në garë për lojtarin e vitit nga UEFA

Messi, Ronaldo e Van Dijk në garë për lojtarin e vitit nga UEFA

15 August 2019 15:11

UEFA ka konfirmuar se në garë për çmimin “Lojtari i Vitit” sivjet janë Leo Messi, Cristiano Ronaldo e Virgil van Dijk.

Ky çmim do të ndahet të enjten, më 29 gusht, në Monako ku edhe do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Kure një ditë më vonë do të shpallet edhe futbollisti i sezonit në Ligën e Evropës.

Leo Messi: Top golashënuesi në Ligën e Kampionëve dhe fitues i këpucës së artë, derisa ka rrëmbyer titullin e dhjetë në ligë.

Ronaldo: Fitues i Ligës së Kombeve dhe top golashënues, derisa ka fituar titullin e Serie A.

Van Dijk: Njeriu i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitues i saj, derisa është edhe finalist e Ligës së Kombeve.

Top 10-sha përbëhet nga:

4 Alisson Becker (Liverpool & Brazil) – 57 pikë

5 Sadio Mane (Liverpool & Senegal) – 51 pikë

6 Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë

7 Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë

8= Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Holandë) – 27 pikë

8= Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Holandë) – 27 pikë

10 Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme