Feronikeli stoliset me Supërkupën e Kosovës Foto: Koha

Feronikeli e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Florim Maliqaj 17 August 2019 17:02
18:59

Feronikeli ka fituar derbin e Drenicës me rezultat të thellë prej 4 me 1.

Kampioni i Kosovës e mposhti Drenicën me golat e shënuara nga Kastriot Rexha, i cili shënoi dy herë. Derisa nga një e shënuan Carioca e Bojku.

Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Diar Prokshi.

Kjo ishte ndeshja e parë e sezonit 2019/20 në Superligë.

18:48

Bojku thellon epërsinë e Feronikelit

Feronikeli e ka shënuar edhe golin e katërt përmes Besmir Bojkut.

Bojku shënoi një supergol në minutën e 88-të duke çuar rezultatin në 4 me 1.

18:47

Drenica ngushton rezultatin ndaj Feronikelit

Feronikeli arriti të krijonte epërsi prej 3 me 0 me golin e Kastriot Rexhës në minutën e 72-të.

Derisa Drenica e ngushtoi rezultatin pas dhjetë minutave përmes Diar Prokshit.

18:14

Feronikeli dyfishon epërsinë

Feronikeli ka dyfishuar epërsinë ndaj Drenicës, në ndeshjen e parë të Superligës në edicionin 2019/20.

Ishte Carioca ai që shënoi nga penaltia kur po luhej minuta e 55 e takimit, transmeton KTV.

17:44

Kastriot Rexha i jep epërsinë Feronikelit

Feronikeli ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.

Ishte sulmuesi Kastriot Rexha ai që shënoi për kampionin kur po luhej minuta e 41, raporton KTV.

17:02

Feronikeli stoliset me Supërkupën e Kosovës

Feronikeli është stolisur me Superkupën e Kosovës para se të nisë ndeshja kundër Drenicës në kuadër të Superligës, raporton KTV.

Feronikeli e ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin që e kaluar dhe në bazë të rregullores skuadra që i fiton të dy trofetë me automatizëm e merr edhe Superkupën.

  • Foto: Koha
  • Foto: Koha

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme