Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko është duke kërkuar nga dyshja franceze Monaco e Paris Saint-Germain, raportojnë mediumet angleze të dielën.
Bakayoko 24-vjeçar stinorin e kaluar ishte i huazuar te Milani, mirëpo skuadra italiane nuk e transferoi atë pasi e vlerësoi të padisiplinuar, transmeton Koha Ditore.
Bakayoko vlerësohet si i tepërt te Chelsea. Chelsea kishte transferuar atë nga Monaco në verën e vitit 2017 për 40 milionë euro, por ai dështoi të linte gjurmë.
Monaco tash po insiston për kthimin e tij, mirëpo po përballet me konkurrencë edhe nga kampioni i Francës, Paris Saint-Germain.