Sport

Monaco i bashkohet garës për Icardin

 

Monaco është futur në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Icardi. Skuadra e Ligue 1 të Francës, është duke ofruar 65 milionë euro dëmshpërblim plus bonuse, ndërsa Icardit po i ofron një pagë vjetore prej 12 milionë euro, njoftojnë mediumet italiane të hënën.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka bërë të ditur se nuk llogarit në Icardin, kështu që argjentinasi është në kërkim të një skuadre të re, transmeton “Koha Ditore”. Ai po refuzon transferimin te Napoli, ndërsa preferon t'i bashkohet Juventusit.