Liverpooli nuk kishte para për ta riblerë Coutinhon, thotë Kloppi Foto: Reuters

Liverpooli nuk kishte para për ta riblerë Coutinhon, thotë Kloppi

20 August 2019 12:19

Trajneri Jurgen Klopp ka pranuar se Liverpooli dëshironte ta transferonte Philippe Coutinhon, mirëpo nuk kishte para.

Coutinho i është bashkuar Bayern Munichit në formë huazimi me mundësi blerje.

Tekniku gjerman tha se klubi dëshironte rikthimin e tij, mirëpo nuk kishin para për të kompletuar këtë transferim.

“Duket e çuditshme, mirëpo nuk kishim para. Klubi shpenzoi paratë që fituan nga shitja e tij. Dëshironim ta transferonim në ekip, mirëpo Barcelona fokusohej në para. Është një lojtar i mirë. Është një yll botëror, i cili mund të ndryshojë lojën”, është shprehur Klopp./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme