Miranda huazohet te Schalke

Miranda huazohet te Schalke

22 August 2019 20:05

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Juan Miranda, do t'i bashkohet skuadrës gjermane Schalke në formë huazimi për dy vite të ardhshme, bën të ditur gazeta "AS" të enjten.

Miranda është kërkuar nga Juventusi këtë verë. Skuadra torineze kishte ofruar tetë milionë euro për 19-vjeçarin, mirëpo Barcelona kërkoi 12 milionë euro. Ai është kërkuar edhe nga Marseille.

Talenti i Barcelonës karrierën tash do ta vazhdojë në Bundesligë te Schalke, pasi është arritur marrëveshja e huazimit për të.

Kjo do t'i mundësojë Mirandas, që gjendet te Barça që nga mosha 14-vjeçare, që të marrë përvojë loje me skuadër të parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme