Halimi pritet të kthehet në Gjermani

Halimi pritet të kthehet në Gjermani

22 August 2019 22:07

Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, po pritet të rikthehet në futbollin gjerman.

Halimi është takuar në mesjavë me krerët e skuadrës së Kategorisë së Tretë të Gjermanisë, Hansa Rostock, bën të ditur gazeta gjermane “Bild”, transmeton Koha.

Mirëpo transferimi te Hansa nuk është ende i sigurt, pasi për Halimin po interesohen edhe skuadrat e Bundesliga 2, Sandhausen e Jahn Regensburg.

Halimit i është thënë nga skuadra daneze Brondby që të gjejë angazhim të ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme