Shtohen telashet për Kosovën, lëndohet edhe Herolind Shala

Shtohen telashet për Kosovën, lëndohet edhe Herolind Shala

22 August 2019 23:03

Pas Milot Rashicës, edhe Herolind Shala nuk e ka të sigurt paraqitjen për Kosovën në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Shala, të mërkurën gjatë stërvitjes me skuadrën e tij Valerenga, e ka thyer dorën e djathtë.

Klubi norvegjez ka raportuar se është shumë herët të tregohet kohëzgjatja e pushimit, por me një raport më të detajuar do të dalë të hënën, raporton KTV.

Kosova, më 7 shtator, do të luajë kundër Çekisë në Prishtinë, kurse pas tri ditësh në udhëtim ndaj Anglisë.

Në këto dy ndeshje, “Dardanëve” do t’u mungojnë të lënduarit Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu, derisa në dyshim, pas lëndimit është edhe Milot Rashica.

Shala ka luajtur rregullisht për ekipin e tij dhe Kombëtaren e Kosovës. Ai këtë edicion, në 17 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme