Emery porosit Mustafin të largohet sa më shpejt nga Arsenali

Emery porosit Mustafin të largohet sa më shpejt nga Arsenali

22 August 2019 23:57

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka thënë mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi dhe mesfushorit Mohamed Elneny që të gjejnë ekipe të reja, para se të mbyllet afati kalimtar i verës në Evropë.

Lojtarët kanë edhe një javë e gjysmë kohë që të gjejnë klube të reja. Për Mustafin ka pasur interesim nga Monaco, shkruan “The Guardian”, transmeton Koha.net. Vetë trajneri Emery kishte bërë të ditur javë më parë se u ka thënë lojtarëve që të kërkojnë vende të reja të punës, pasi nuk e kanë të sigurt paraqitjen me fanellën e “Topçinjve”. Këtë e ka përsëritur edhe të enjten.

“Ata janë lojtarë të mëdhenj, por për shkak të rrethanave të caktuara mund të kenë më pak shanse të tregojnë kapacitetin e tyre ose të jenë të lumtur me ne dhe minutazhën. Por ata e dinë situatën dhe me të vërtetë u uroj më të mirën. Tani mendoj se është më së miri që ata të jenë protagonistë në ekipe të tjera dhe të gjejnë sfida të reja për veten”, ka thënë Emery.

Mustafi sezonin e shkuar pati 31 paraqitje për Arsenalin në Premier Ligë, por u kritikua për paraqitjet. Ndaj tij madje pati edhe fishkëllima të tifozëve gjatë ndeshjeve parasezonale.

“Vitin e shkuar me Mustafin dhe Mo, kur nuk luajtën nuk ishin të lumtur dhe kam folur shumë me ta sezonin e shkuar dhe në parasezonë. Mendoj se është pozitive për ta që të largohen dhe të nënshkruajnë për ndonjë klub tjetër ku mund të jenë protagonistë e të jenë të lumtur e të vazhdojnë karrierat e tyre”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme