Kapiteni i Kombëtares U-19 të Shqipërisë firmos për tri vite në Angli

Kapiteni i Kombëtares U-19 të Shqipërisë firmos për tri vite në Angli

23 August 2019 11:47

Rezart Rama, një nga lojtarët më të talentuar të Kombëtareve të moshave, ka bërë sot hapin e madh në karrierë. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-17 dhe së fundmi U-19 ka firmosur për tri vite te klubi anglez që militon në “Championship”, Nottingham Forest, që drejtohet nga francezi Sabri

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se prej tre ditësh lojtari ndodhet në Angli, ku kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe sot do të prezantohet edhe zyrtarisht nga klubi anglez. Rama nuk ka mbushur ende 19 vjeç, ndërkohë që së fundmi ka luajtur me Olimpiakos U-19.

Pozicioni i tij natyral është mesfushor shkatërrues, ndërsa mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Rama është titullar i padiskutueshëm i Kombëtares U-19 dhe tashmë gjasat janë që pas këtij transferimi të grumbullohet direkt nga trajneri Edi Reja.

Mësohet se Rama ka prishur kontratën me Olimpiakosin dhe pasi ka dalë i lirë si lojtar, është transferuar me parametra zero te Notingem Forest.

Një rol të rëndësishëm për këtë lëvizje pati edhe menaxheri shqiptar i FIFA-s, Angjelos Veizi, i cili njihet për lidhjet që ka tek Olimpiakosi, ndërsa menaxhon edhe sulmuesin tjetër të kampionëve grekë, Emiliano Bullari, i cili është pjesë e Shqipërisë U-21.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme