Zyrtare: Sanchesi transferohet te Lille

Zyrtare: Sanchesi transferohet te Lille

23 August 2019 21:29

Bayerni ka konfirmuar se Renato Sanches është larguar nga skuadra, për t’u transferuar te Lille.

Ky është një transferim rekord i Lillet, që raportohet se ka paguar 20 milionë euro për shërbimet e 22 vjeçarit, transmeton Koha.net.

Portugezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin francez.

Mesfushori portugez iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2016 për 35 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti të stabilizohej te skuadra bavareze. Ai ishte huazuar te Swansea City në verën e vitit 2017, por edhe aty dështoi të linte gjurmë.

Sanches stinorin e fundit me Bayernin luajti 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi dy gola dhe asistoi tri tjerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme