Kloppi kërkon nga lojtarët që të jenë të uritur për titull Foto: Reuters

Kloppi kërkon nga lojtarët që të jenë të uritur për titull

24 August 2019 10:20

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, dëshiron që lojtarët e tij të jenë të uritur në ndjekjen për titullin e parë të Premier Leagues, ndërsa skuadra po përgatitet për testin e parë të madh të stinorit, ku të shtunën e pret Arsenalin në xhiron e tretë.

Manchester City fitoi stinorin e kaluar titullin e Premier Leagues me një pikë avantazh ndaj Liverpoolit, ndërsa Liverpooli e la atë zhgënjim prapa duke mposhtur në qershor në finale të Ligës së Kampionëve, Tottenhamin, transmeton Koha Ditore

Liverpooli nuk ka ndal ritmin në fillim të stinorit, duke fituar dy ndeshjet e para në Premier League, si dhe mposhti Chelsean në ndeshjen për Superkupë të Evropës.

"Ne duhet të shtyjmë njërit-tjetrin dhe të jemi si skuadër shumë e inatosur. Duhet të qëndrojmë të uritur dhe ne jemi, nuk kam dyshim për këtë. Shpirti më i mirë ekipor në botë nuk është vetëm të qenit bashkë. Kjo është ajo që kemi pasur dhe që kemi. Punojmë çdo ditë në këtë", ka thënë Klopp në konferencë për media të premten.

Titullin e fundit të Anglisë, Liverpooli e kishte fituar në vitin 1990, por që nga formimi i Premier Leagues nuk ka fituar titull....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme