Klopp planifikon të bëjë një vit pushim pas Liverpoolit

Klopp planifikon të bëjë një vit pushim pas Liverpoolit

27 August 2019 13:07

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka thënë të hënën se e ka në plan të pauzojë një vit për të rimbushur bateritë, pasi të përfundojë periudhën te kampioni i Evropës.

Klopp, që i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2022, ka udhëhequr skuadrën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar. Po ashtu, Liverpooli përfundoi në vend të dytë në Premier League me vetëm një pikë disavantazh nga kampioni Manchester City, shkruan sot Koha Ditore.

"Unë kam absolutisht energji. Por unë kam një problem. Nuk mund të pranoj të 'bëj pak'. Unë di të bëj 'të gjitha apo asgjë'", ka thënë Klopp për revistën gjermane "Kicker". "Kur vendosi se nuk mundem më, atëherë do të kem një vit pushim".

Klopp i është bashkuar Liverpoolit pas një periudhe të suksesshme te Borussia Dortmundi, ku fitoi dy herë Bundesligën dhe një herë Kupën e Gjermanisë, ndërsa arriti edhe në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme