Sport

Futbollistet e Kosovës zhvilluan stërvitjen e parë

Futbollistet e Kosovës zhvilluan stërvitjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Evropianin 2021 kundër Turqisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet të premten (ora 20:00) në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.