Sport

Pas tetë medaljeve në Botëror, Dressel synon shkëlqimin në Lojërat Olimpike

Pas tetë medaljeve në Botëror, Dressel synon shkëlqimin në Lojërat Olimpike

I lindur në gusht të vitit 1996, disa ditë pas ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike Verore të Atlantas, amerikani Caeleb Dressel duket i destinuar për të arritur lavdinë olimpike në Tokio në vitin 2020.

Në Botërorin në Gwangju të Koresë së Jugut disa javë më parë, ai sërish demonstroi talentin e tij të jashtëzakonshëm, duke fituar gjashtë medalje të arta. Ai pa dyshim është bërë lideri i ri i botës së notit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.