Gundogani thotë se City e Liverpooli kanë nevojë për njëri-tjetrin Foto: Reuters

Gundogani thotë se City e Liverpooli kanë nevojë për njëri-tjetrin

28 August 2019 11:31

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan beson që City dhe Liverpooli kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Gundogan beson që të dy klubet po shtyjnë njeri-tjetrin për të arritur në një nivel me të lartë.

City fitoi Premier Ligën në sezonin që lamë pas, duke lënë prapa pikërisht skuadrën e Jurgen Kloppit.

Gjermani beson që Liverpooli është një klub me kualitet të madh dhe do të jetë një kandidat i fort në këtë sezon, transmeton kp. 

“Besoj që gjithmonë duhet ta vendosim njeri-tjetrin në presion, jemi të talentuar dhe duam të fitojmë çdo ndeshje. Fakti që Liverpooli po luan mirë tregon se është një klub me kualitet të madh dhe një kandidat i fort për titull. Kjo është mirë për ligën, pasi Liverpooli dëshiron të luftojë. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të fitojmë”, deklaroi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme