Sport

Nga një xhevahir i anashkaluar në një sensacion botëror

Nga një xhevahir i anashkaluar në një sensacion botëror

Kur futbollistët arrijnë majat e lojës, fillimet modeste të tyre gjithmonë zmadhohen. I vlerësuar tani si një prej mbrojtësve më të mirë në botë - nëse jo më i miri - nuk është befasi që të kaluarës së Virgil van Dijkut po i jepet një tretman i ngjashëm.

E kush mund t’i fajësojë njerëzit për këtë. Imazhi i kapitenit shtatlartë të Holandës - tmerri i sulmuesve nëpër Evropë që kur iu bashkua Liverpoolit - duke larë enë në një restorant në Breda, ndërsa ishte ende 17-vjeçar, ka bërë bujë. Veçanërisht për një lojtar që është i nominuar në listën e ngushtë për më të mirin e vitit nga FIFA, transmeton Koha Ditore.