Kloppi nuk pret që klubet angleze ta dominojnë edhe sivjet Evropën

Kloppi nuk pret që klubet angleze ta dominojnë edhe sivjet Evropën

29 August 2019 11:12

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk beson që klubet angleze do të dominojnë në përsëri Evropë.

Pavarësisht që dy titujt e fundit evropianë janë të fituar nga klubet angleze, tekniku gjerman nuk mendon se kjo do të ndodh këtë vit.

Sezonin e kaluar Evropa Liga u fitua nga Chelsea, ndërsa Liga e Kampionëve nga Liverpool.

“Grupet janë të pabesueshme. Nuk e di kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Kemi shanse si të gjithë të tjerët, por nuk mendoj se do të dominojnë klubet angleze. Ekipet e vazos së dytë duhet të jenë në vazon e parë, mirëpo nuk ka vend të mjaftueshëm”, deklaroi ai, transmeton kp.

Tekniku gjerman foli edhe për klubet e tjera.

“Bayern Munich ka blerë Ivan Perishiqin dhe Philippe Coutinhon, të cilët do t’iu ndihmojnë shumë. Dortmundi është bërë shumë i fortë. Do të këtë klube me kualitet. Juventusi dhe PSG do të jenë aty. Real Madridi ende nuk ka hequr dorë”, përfundoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme