Shaqiri s’luan për Zvicrën për t’u fokusuar te Liverpooli

Shaqiri s’luan për Zvicrën për t’u fokusuar te Liverpooli

30 August 2019 18:50

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Zvicrës në dy ndeshjet e shtatorit, pasi dëshiron që të fokusohet në karrierën e tij te Liverpooli.

Këtë e ka konfirmuar kombëtarja e Zvicrës pas publikimit të listës së të ftuarve, duke shkruar në një postim në Twitter se “Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion pasi ka vendosur të fokusohet plotësisht në klubin e tij”, transmeton Koha.net.

Në dy përballjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Evropian, Zvicra do të luajë ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme