Feronikeli fiton derbin me Prishtinën, Flamurtari mposht Ferizajn

Feronikeli fiton derbin me Prishtinën, Flamurtari mposht Ferizajn
Fitore minimale ka shënuar Feronikeli në derbin ndaj Prishtinës në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mendurim Hoti realizoi golin e vetëm në fitoren 1 me 0. Ai realizoi në minutën e nëntë.
Pas tri ndeshjeve deri tash, Feronikeli ka gjashtë pikë, ndërsa Prishtina pas dy ndeshjeve mbetet me vetëm një pikë.
Në të njëjtën kohë, Flamurtari ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Ferizajt, me të njëjtin rezultat. Golin e realizoi Egzon Krasniqi në minutën e parë.
Llapi ka barazuar pa gola me Ballkanin.

Feronikeli në epërsi në derbin ndaj Prishtinës
Feronikeli ka kaluar në epërsi në përballjen ndaj Prishtinës.
Mendurim Hoti kaloi kampionin në epërsi në minutën e nëntë.
Feronikeli – Prishtina, formacionet zyrtare
Derbi i xhiros së tretë në Superligë zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.
Skuadrat kërkojnë pikët e plota në “Rexhep Rexhepi”, në ndeshjen që nis në ora 16:00, transmeton Koha.net.
Formacionet zyrtare janë këto:
Feronikeli:

Prishtina:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Barça avancon në Kupë, mezi e mposht një ekip të rangut të tretë

Muriqi, “heroi i pafat” i Lazios

“Euro 2020” mund të zhvillohet në vetëm një shtet

Anfieldi “thyhet” në Premier League

Superliga e Kosovës e 77-ta nga 80 ligat në renditjen e IFFHS-së

Pas 20 vjetësh karrierë si lojtar, Babaj nis punën e trajnerit

Rashkaj pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Rahoveci tërhiqet nga organizimi i Final 8 të Kupës së Kosovës për shkak të referimit

Përveç Johnit, edhe Mankenda po e pret lejeqëndrimin, probleme edhe te klubet e tjera

Manxhukiqi i lumtur me transferimin te Milani

Hadërgjonaj shënon autogol
