Vashat e Kosovës mposhten thellë nga Sllovenia Foto nga ndeshja Kosovë - Turqi

Vashat e Kosovës mposhten thellë nga Sllovenia

03 September 2019 18:47

Pas fitores ndaj Turqisë, vashat e Kosovës kanë pësuar humbje të thellë në Slloveni.

Ndeshja e vlefshme për Grupin A kualifikues për Euro 2021, u mbyll me rezultat 5 me 0 në të mirë të slloveneve.

Lara Prasnikar dhe Mateja Zver realizuan nga dy gola, ndërsa një tjerë e shënoi Spela Kolbl.

Pas dy ndeshjeve, Kosova mbetet me tri pikë, aq sa ka tash edhe Sllovenia. Rusia po e mposht Estoninë 2 me 0 dhe në rast fitoreje, del në pozitën e parë me gjashtë pikë në grup. Tri pikë i ka edhe Holanda që më vonë luan me Turqinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme