Debati i hapur dëshmon se sa i rëndësishëm është Shaqiri për Zvicrën

Debati i hapur dëshmon se sa i rëndësishëm është Shaqiri për Zvicrën

05 September 2019 12:59

Seleksionuesi i Zvicrës në futboll, Vladimir Petkoviq, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes eliminatore për "Euro 2020" ndaj Irlandës në Dublin nuk e ka vajtuar aspak mungesën e Xherdan Shaqirit.

Ai ka insistuar se ekipi i tij nuk është i varur vetëm prej një futbollisti, duke iu referuar Shaqirit, i cili nuk do të jetë pjesë e Zvicrës për ndeshjet eliminatore ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit, transmeton Koha Ditore.

Zyrtarisht thuhet se Shaqiri ka vendosur të fokusohet te stërvitjet me Liverpoolin për të fituar një vend titullari në ekip dhe për këtë arsye nuk i është bashkuar Zvicrës. Mirëpo jozyrtarisht sipas mediumeve zvicerane, Shaqiri ka kërkuar shiritin e kapitenit te Zvicra, kërkesë që është refuzuar nga Petkoviqi dhe për këtë arsye ka refuzuar ftesën për këto ndeshje.

Në pyetjet e shumta që iu bënë Petkoviqit gjatë konferencës në lidhje me Shaqirin, trajneri i Zvicrës u përgjigj shkurt.

"Ne kemi një sistem të lojës që nuk na bën të varemi nga një lojtar. Pra si ekip nuk jemi të varur nga lojtarët individualë", është përgjigjur Petkoviq. "Nuk jemi në ankth, sepse Shaqiri mungon. Ne jemi mësuar të zëvendësojmë lojtarët që mungojnë, madje edhe Shaqirin".

Edhe pse Shaqiri është golashënuesi më i mirë te Zvicra, me 22 gola të realizuara në 82 paraqitje, Petkoviq thotë se ka pranuar vendimin e tij për të mos ardhur. Madje ka insistuar se nuk ka pasur kurrfarë fjalosjeje me Shaqirin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme