Sport

Interi ia mbyll Cityt derën për Skriniarin

Interi ia mbyll Cityt derën për Skriniarin

Drejtuesit e Interit i kanë bërë me dije Manchester Cityt se mbrojtësi sllovak Milan Skriniar është i pashitshëm, duke refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Mësohet se kampioni i Anglisë, Manchester City i kishte ofruar 60 milionë euro për transferimin e Skriniarit gjatë afatit kalimtar të janarit, por ekipi italian ka insistuar se sllovaku do të mbetet në ekip, transmeton Koha Ditore.