Tifozja iraniane vdes pasi ia vë zjarrin vetes

Tifozja iraniane vdes pasi ia vë zjarrin vetes

11 September 2019 09:42

Një femër iraniane e arrestuar pasi ishte maskuar si mashkull për të hyrë në stadium futbolli për të shikuar një ndeshje, ka ndërruar jetë pasi ia ka vënë zjarrin vetes me të kuptuar se mund të kalojë gjashtë muaj në burg. Lajmi është konfirmuar nga mediumet gjysmëzyrtare në Iran, shkruan AP.

Vdekja e 29-vjeçares Sahar Khodayari ka shokuar zyrtarët iranianë dhe publikun. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në momentin kur FIFA po punon me autoritetet iraniane për të hequr ndalesën për hyrje të femrave në stadium në ndeshje të futbollit të meshkujve, një ndalesë që ishte vendosur që nga Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979, përcjell sot Koha Ditore.

FIFA dëshiron që çështja të zgjidhet para 10 tetorit, kur Irani e pret Kamboxhën në ndeshjen e parë në shtëpi në eliminatore për Botërorin 2022.

Khodayari ka ndërruar jetë të hënën në një spital në Teheran pasi pësoi djegie në 90 për qind të trupit. Ajo ishte duke marrë frymë me ndihmë të aparateve qëkur i vuri zjarrin vetes në gjykatë në Tehran më 2 shtator, siç ka njoftuar uebfaqja iraniane Rokna, që publikon lajme në Iran me leje të Qeverisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme