Piateku në radarin e klubit anglez

Piateku në radarin e klubit anglez

11 September 2019 13:48

Klubi anglez i futbollit, Chelsea ka shfaqur interesim për sulmuesin e Milanit, Krzysztok Piatek.

“Blutë” do të mundohen ta transferojnë lojtarin në afatin e janarit, transmeton KP.

Sulmuesi me prejardhje nga Polonia, nuk është në formën me të mirë nën urdhrat e Marco Guampaolo këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm një gol në nëntë paraqitje.

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është duke kërkuar një lojtar që mund t’i ndihmojë Tammy Abrahamit, pasi Giroud dhe Batshuayi nuk janë në formë.

Piatek u transferua në “San Siro” për 35 milionë euro nga Genoa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme