City nuk e dëshiron largimin e Sanes Foto: Reuters

City nuk e dëshiron largimin e Sanes

11 September 2019 13:53

Krerët e Manchester Cityt i kanë ofruar kontratën e re sulmuesit të krahut, Leroy Sane që para fillimit të këtij edicioni ishte pranë transferimit te Bayern Muencheni, transmeton Koha Ditore.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën, se me kontratën e re, Sane do të ishte pjesë e Cityt deri në vitin 2024. Te City duan ta blindojnë Sanen, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2021.

23-vjeçari, këtë edicion ka vetëm një paraqitje, pasi në Superkupën e Anglisë kundër Liverpoolit u lëndua në minutën e 13-të.

Ai te City është transferuar para tri vjetësh nga Schalke për 50 milionë euro. Sane ka edhe 21 ndeshje e pesë gola me Gjermaninë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme