Tifozët kosovarë iu gëzuan ndeshjes mes dy vendeve që i duan më së shumti Foto: Reuters

Tifozët kosovarë iu gëzuan ndeshjes mes dy vendeve që i duan më së shumti

12 September 2019 12:52

Ata kanë ardhur nga e gjithë Evropa në Britani, në stadiumin "St Mary's", për një ndeshje që ka kuptim dukshëm më të madh për shtetin e ri, Kosovën, sesa vetëm një ndeshje eliminatore për "Euro 2020" në futboll, shkruan The Telegraph.

Sipas burimeve zyrtare, ishin pritur 20 mijë kosovarë në Southampton për ndeshjen me Anglinë dhe vetëm 10 mijë prej tyre me bileta - një përkrahje si mysafir për një ndeshje të përfaqësueseve si asnjëherë tjetër, transmeton Koha Ditore.

Ata sigurisht se kishin ardhur për të përkrahur përfaqësuesen e tyre, që ishte në një seri prej 15 ndeshjeve pa humbje dhe vinte pas një fitoreje 2:1 të shtunën ndaj Çekisë. Por, kanë edhe afeksion të thellë ndaj futbollit britanik dhe ndaj britanikëve në përgjithësi.

Kristian Gashi 30-vjeçar, një tifoz i Kosovës që kishte ardhur në Britani të Madhe për herë të parë nga shtëpia e tij në Austri, po e pyeste stafin e BBC-së nëse mund të shfaqte panon e tij në TV.

"Falë jush, ne tash luajmë kundër jush. Përgjithmonë falënderues juve, Anglia jonë e dashur", shkruante në pano.

Gashi erdhi nga qyteti kosovar Ferizaj, dhe donte të shpjegonte pse roli i Britanisë në intervenimin e NATO-s në luftën në Ballkan të vitit 1998 dhe 1999, ka aq shumë rëndësi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme