Sterlingu është kthyer në katalizator të sulmit të Anglisë Foto: Reuters

Sterlingu është kthyer në katalizator të sulmit të Anglisë

12 September 2019 12:07

Sterlingu është kthyer në katalizator të sulmit të Anglisë

Seleksionuesi i Anglisë, Gareth Southgate, ishte pyetur këtë javë nëse Harry Kane është i pakontestueshëm, por e njëjta pyetje duhet t'i bëhet edhe për Raheem Sterlingun, të cilin e ka përshkruar si "të pandalshëm" pas paraqitjes mbresëlënëse të martën mbrëma kundër Kosovës.

Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi golin e barazimit për Anglinë e më pas dha edhe tri asistime të tjera në pjesën e parë, ndërsa Anglia triumfoi 5:3 ndaj Kosovës, duke mbajtur kreun në Grupin A të eliminatoreve për "Euro 2020", shkruan Reuters.

Sterling ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet në këtë cikël eliminator, sa ka shënuar edhe Kane, dhe tetë në tetë ndeshjet e fundit për Anglinë, ndërsa ka edhe katër asistime, transmeton Koha Ditore.

Është vështirë të besohet se ky është lojtari që kishte shënuar vetëm dy gola në 45 ndeshjet e para me Anglinë dhe në këtë periudhë vitin e kaluar kishin shkuar tre vjet dhe 27 ndeshje pa shënuar gol me përfaqësuese.

Brumi ishte aty, por Sterling shpesh dukej se po tentonte tepër, po komplikonte gjërat dhe po dështonte të ofronte produktin përfundimtar.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka rafinuar armët e shumta të Sterlingut dhe e ka kthyer në një nga sulmuesit më të frikshëm në botën e futbollit, si golashënues ashtu edhe kreator, siç ishte rasti të martën në stadiumin "St Mary's"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme