Boatengu është penduar që nuk e ka marrë seriozisht futbollin

Boatengu është penduar që nuk e ka marrë seriozisht futbollin

12 September 2019 13:39

Kevin-Prince Boateng ka rrëfyer se kishte blerë tri vetura brenda një dite derisa po luante te Tottenhami, shkruan Daily Mail.

Boateng 32-vjeçar ka pasur vështirësi të adaptohet te një skuadër dhe është tash në klubin e 11-të në karrierën e tij, pasi iu bashkua Fiorentinës në verë nga Sassuolo, transmeton Koha Ditore.

Tash një nga lojtarët më të vjetër në zhveshtore të skuadrës, Boateng thotë se ka pendesa nga ditët e tij të hershme në futboll dhe ndien se nuk e ka trajtuar futbollin si punë, kur po shpenzonte para me të madhe derisa ishte në Angli.

"Kthehem prapa dhe them: Nuk e kam trajtuar futbollin si punë", ka thënë Boateng për "La Repubblica". "Isha një idiot. Kisha talent, por stërvita minimalisht, një orë në fushë. Isha i fundit që arrija në stërvitje dhe i pari që largohesha. Dilja me shoqëri. Kisha para, jetova si mbret. Kurrë nuk shkoja në palestër. Kjo të ndryshon karrierën tënde të mëvonshme. Unë bleva tri vetura brenda një dite sa isha në Tottenham: një Lamborghini, një Hummer dhe një Cadillac. Të rinjve u them tash: 'Nuk mund të blini lumturinë'. Nuk luaja, kisha probleme familjare, isha jashtë skuadre. Unë po shikoja për lumturi në gjërat materiale. Një veturë të bën të lumtur për një javë. Unë bleva tri që të lumturohem për tri javë".

Rrugëtimi i Boatengut nuk ka qenë i drejtë, ka bërë shumë lëvizje nga një klub në tjetrin gjatë 15 vjetëve karrierë deri më tash. Kur ishte te Milani mori një kthesë jo të pëlqyer.

Ai ishte fyer në baza raciste gjatë një miqësore të Milanit në vitin 2013 kundër Pro Patrias dhe reagoi duke gjuajtur topin në tribuna, para se të dilte nga fusha ndërsa të njëjtin veprim e bënë edhe bashkëlojtarët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme