Babai i Otto Wallinit kishte ëndërruar të shihte të birin e tij të boksonte në skenën e madhe të boksit në Las Vegas.
Të shtunën mbrëma në "T-Mobile Arena" të Las Vegasit, Wallin do të përballet me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, britanikun e pamposhtur Tyson Fury.
Është një kulminacion i 13 vjetëve në ring për suedezin dhe një produkt i bisedave të pafundme me babanë e tij, që ishte i obsesionuar pas Muhammad Ali.
"Babai im ndërroi jetë në maj. Ai pësoi sulm në zemër, ishte shumë e papritur", ka thënë Wallin. "Ai ishte në Amerikë me mua në prill dhe më pas u kthye në shtëpi dhe për fat të keq ndodhi sulmi. Ishte 68-vjeçar".
Lexoni edhe: Tifozët e Furyt të pakënaqur me kundërshtarin e tij
Zëri i Wallinit është i fortë dhe nuk ka dridhje ndërsa shpjegon humbjen e babait të tij. Ai ka mbajtur zi, ka gjetur një shpërqendrim të mirëseardhur duke u fokusuar në atë që do të jetë nata e tij më e madhe sportive.
Ndonëse është i gjatë 197 centimetra, majtak, dhe i pamposhtur në 20 meçet në boksin profesionist, 28-vjeçari vlerësohet si pengesë e lehtë për Furyn, ku gjasat e tij janë vlerësuar minimale si nga tifozët, ashtu edhe nga analistët dhe po ashtu nga boksierët.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.