Sport

FFK-ja çon duart nga UEFA, kërkon ndihmën e policisë për të ndaluar garat e Serbisë

FFK-ja çon duart nga UEFA, kërkon ndihmën e policisë për të ndaluar garat e Serbisë

Lojtarët e skuadrës serbe, Trepça, që nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe institucionet e tjera të vendit llogaritet ilegale, para çdo ndeshjeje si vendas në Zveçan rrinë gatitur dhe bashkë me të tjerët këndojnë himnin e Serbisë.

Kështu ishte edhe në ndeshjen e 12 shtatorit kundër Maçvas në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Tretë të Serbisë. Nga videoja që e ka postuar skuadra serbe nga kjo ndeshje, lart mbi shkallët e stadiumit në Zveçan që ka ulëse me ngjyrat e flamurit të Serbisë, shihet teksa valon edhe flamuri i shtetit fqinj, shkruan sot Koha Ditore.