Messi e zgjodhi Manen si më të mirin e botës

Messi e zgjodhi Manen si më të mirin e botës

23 September 2019 22:47

Futbollisti më i mirë i botës për vitin 2019, Lionel Messi, në votën e tij si kapiten i Argjentinës, për çmimin që sot mori vet, e kishte zgjedhur Sadio Manen e Liverpoolit.

Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.

Messi e kishte zgjedhur Manen e Liverpoolit në vend të parë, ndërsa Cristiano Ronaldon e kishte lënë në vend të dytë. Frenkie De Jong, sipas Messit, është futbollisti i tretë më i mirë në botë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme