Sport

“Dardanët” i rrinë pas Kosovës edhe në ndeshje të vogla

“Dardanët” i rrinë pas Kosovës edhe në ndeshje të vogla

Entuziazmi i tifozëve për Përfaqësuesen e Kosovës vazhdon të mbetet i madh edhe kur bëhet fjalë për përfaqësuese rivale të vogla.

Kësisoj, "dardanët" kanë shprehur interesim të madh për të përcjellë edhe ndeshjen miqësore me skuadrën autsajdere, Gjibraltari. Kjo ndeshje luhet më 11 tetor në "Fadil Vokrri", tri ditë para ndeshjes eliminatore për "Euro 2020" kundër Malit të Zi, transmeton Koha Ditore.